Halil Geci vjen me urim special për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, akuzon ashpër opozitën dhe analistët

December 30, 2022
1 minut lexim

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci e konsideron fitore të institucioneve të Kosovës, heqjen e barrikadave në veri nga grupet kriminale serbe.

Ai uron për këtë fitore presidenen Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai thotë se institucionet e Kosovës dhe Policia e Kosovës i kanë kryer detyrat nadj atdheut me përkushtim dhe devotshmëri.

Geci kritikon analistët në Kosovë, të cilët sipas tij, kanë pritur të godasin moralin e Qeverisë dhe popullit.

Postimi i plotë:

Urime Fitorja Institucioneve të Kosovës, urime popullit tim

Urime Policisë së Kosovës për qendresen atdhetare dhe sakrifikiceën, që s’u trembët dhe as s’u përkulet, Zoti ju bekoftë, Amin.

Institucionet dhe policia e Kosovës nuk ranë pre e luftës psikologjike të Vuçiqit, i kryen detyrat ndaj atdheut me përkushtim, guxim dhe devotshmëri duke ju dh… planet e Vuçes dhe mbështetësve opozitar, analistëve dhe zuzarve e zuzaricave të  Kosovës që me përkushtim pritnin për të goditur moralin e Qeverisë dhe të popullit, por nuk ju dhezi.

Kujdestarët shqiptarë analista, opozitarë e zuzarë, ata që nuk e lejonin të humbë Vuçiqin dhe Serbinë në asnjë mënyrë edhe kësaj here dolën humbës.

Prej që kanë ardhur në krye të shtetit Vjosa dhe Albini, Serbia dhe Vuçiqi, analistët e llojit të Vehbi Kajtazit, Llaveshi Buzhala i Bunarit, si dhe opozitarët dhe mbështetësit e Edi Rankoviçit gjithmonë po dalin humbës.

Urime Vjosa dhe Albin për fitoren që s’u trembët dhe s’u përkulet para luftës psikologjike që ju vinin nga brenda dhe jashtë.

Urime Policisë të Kosovës për qëndresën atdhetare dhe për sakrifikicën, që s’u trembët dhe as s’u përkulet, Zoti ju bekoftë Amin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diktatorët botërorë do të mësojnë nga debakli i Putinit në Ukrainë

Story i radhës

“Ndrysho ‘refrenin’, nuk mjaftuan ‘vargjet’”- Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Greqi, përgjimet nxjerrin emrin e këngëtarit të njohur

Të fundit nga

ShkoLartë