Hakohen Twitter dhe YouTube të ushtrisë Amerikane për të promovuar mashtrime me kriptomonedha

Ushtria Britanike po heton një hakim të llogarive zyrtare në Twitter dhe YouTube. Të dy llogaritë u hakuan për të postuar dy mashtrime të ndryshme në kriptomonedha.

Edhe pse llogaritë tashmë janë marrë nën kontroll, konkretisht llogaria në Twitter e ushtrisë u ndryshuar për tu dukur si një faqe e The Possessed, një projekt që përfshin koleksione prej 10 mijë NFT të animuara.

Llogaria më pas postoi disa lidhje që të drejtonin tek një uebsaj i rremë. Siç duket hakimi ishte pjesë e një fushate e cila shfrytëzonte popullaritetin e The Possessed.

Faqja zyrtare e projektit The Possessed paralajmëroi ndjekësit e saj se një llogari tjetër e verifikuar ishte hakuar për të promovuar mashtrimin me NFT.

Në YouTube llogaria e ushtrisë u modifikuar për tu dukur si një faqe e Ark Invest. U postuan disa video të Elon Musk, Jack Dorsey dhe CEO së Ark Katie Wood duke diskutuar për kriptomonedhat. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet një polak për organizimin e vrasjes së gazetarit holandez

Story i radhës

Amerikani i parë që doli publikisht pas infektimit me linë e majmunit thotë se virusi duhet marrë ‘seriozisht’

Të fundit nga