Publikimi i dokumenteve të ish-kreu të policisë Gledis Nano nga hakerat iranianë, ka ngritur shqetësim për cënimin e sigurisë kombëtare.
Deputetët kërkuan llogari nga qeveria për të ditur konkretisht se sa serioz është niveli i dokumenteve të vjedhura.
Dritan Tola, kreu i drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifikuar, tha se dokumentet sekrete, janë të sigurta.Ndërkohë, Ministrja Spiropali tha se partnerët janë informuar për nivelin e sulmit në Shqipëri.
Në Kuvend po shqyrtohet një ligj krejt i ri për informacionin e klasifikuar, i cili përshtatet me sfidat e kohës, pasi ekzistuesi daton që nga viti 1999.