Hakaj, heroi i Vllaznisë në “Kukës Arena”, verilindorët në zonën e ftohtë

November 3, 2022
1 minut lexim

Kukësi pëson humbjen e tretë radhazi, duke u mundur në shtëpi minimalisht nga Vllaznia. Skuadra e Dobit nuk arriti që të marrë diçka në “Kukës Arena”, teksa një gol i bukur i Esin Hakajt në pjesën e parë vendosi fatin e kësaj sfide. Edhe pse skuadra verilindore ishte më agresive, shkodranët ishin më të qetë dhe ia dolën që të shënonin vetëm 2 minuta para fundit të pjesës së parë.

Skuadra e Josës mund të kishte gjetur dhe golin e dytë në 45-minutëshin e dytë, por Boshnjaku ishte i pafat, duke goditur shtyllën.

Me kalimin e minutave, kuksianët e rritën presionin, duke kërkuar golin e barazimit, por e patën shumë të vështirë që të gjenin hapësira. Rasti i Barbozës në 10 minutat e fundit ishte më i miri për verilindorët, megjithatë shtatlarti nuk arriti dot që të gjente rrjetën.

Tri pikë për Vllazninë, që ndodhet në vendin e tretë tani me 18 pikë, ndërsa Kukësi rikthehet në zonën e rrezikut, pasi aktualisht me vetëm 11 pikë ndodhet në vendin e parafundit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Story i radhës

Koncepti “Histori e përbashkët” promovon ekspansionizëm kulturor dhe politik

Të fundit nga

ShkoLartë