Hajrullahi: Në prokuorinë e lartë nevojiten 16 prokurorë

July 16, 2023
min lexim

Përforcimet e fundit të kuadrit të prokurorëve në disa prokurori në vend, është një hap i mirë, por jo edhe i mjaftueshëm për të kapërcyer njëherë e përgjithmon problemin me mungesën e kaudrit dhe për ti shpallur luftë serioze krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është konstatimi i profesorit universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit, përforcimet më të mëdha të prokurorëve dhe të bashkëpuntorëve profesionale duhen bërë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku është fokusuar edhe faktori ndërkombëtarë, thotë ai.

“Roli dhe funksioni i prokurorisë së shtetit është një nga institucionet bazë e cila gjithmon ka pasur nevojë për ndryshime dhe plotësime por edhe vlersimet e fundit për sa i përket emërimit të dy prokurorëve përbënë përpjekje për gjendje faktike për arsyje se, prokuroria jo vetëm që ka nevojë për përforcime dhe kuadro të reja të zhvillimeve të mëtutjeshme në luftën kundër krimit të organizuar poashtu është e mirëseardhur dhe mirëpritur siç ka pasur në të kaluarën përforcime dhe ndryshime, mirëpo fatëkeqësisht gjitha këto nuk kanë arritur synimin e duhur, por përkundrazi ka pasur dështime.”, tha profesori universitar Bashkim Selmani.

Shefi i Prokurorisë së Lartë Mustafa Hajruallahi është i mendimit se me përzgjedhjen e pesë prokurorëve në Prokurorinë Themelore Publike dhe dy në Prokurorinë e Lartë, sa do pak do të zbutet mungesa e kuadrit në këto prokurori, mirëpo ky numër nuk është i mjaftueshëm. Nevojiten së paku 16 prokurorë, ndërsa të pa ekipuar kjo shkakton probleme, thotë Hajrullai.

“Posaçërisht në Prokurorinë e Lartë të Shkupit ku Këshilli i Prokurorëve zgjodhi dy prokurorë, Natasha Goxhovska dhe Artan Ajro, mirëpo në të njëjtën kohë ky këshill zgjodhi edhe dy prokurorë të tjerë prej Prokurorisë së Lartë, në Prokurorinë Republikane. Kështu që numri mbetet i 11, prej 16 prokurorëve të paraparë në sistemazimin e kësaj prokurorie.”, tha shefi i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrullai.

Në Prokurorinë e Lartë të Shkupit aktualisht janë ngritur dy komisione disiplinore kundër dy prokurorëve të cilët dyshohen se njëri prej tyre në mënyrë direkte ka kontaktuar me të pandehurin Marijan Stamenkovski, ndërsa tjetri, përmes një personi tjetër me ndërmjetësim ka dhënë informacione lidhur me procedurën hetimore të ngritur ndaj të pandehurit, thotë Hajrullai. Pavarësisht se ka mungesë të kuadrit të prokurorëve, Hajrullahi paralamëron se të gjithë ata që kanë gabuar do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dënohen.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm italian, Tajani pason Belusconin në drejtimin e Forza Italia

Story i radhës

Bark i sheshtë për 7 ditë? Kjo është receta ideale!

Të fundit nga

ShkoLartë