​Hajdari: Kosova ka potencial rininë, por mungon aftësimi dhe arsimi profesional

November 30, 2022
min lexim

Kosova e ka potencialin kryesor rininë, përmes kësaj vendi mund të arrijë shumë për zhvillim dhe transformim të industrisë, por mungon më shumë aftësim dhe arsim profesional.

Kështu u tha në Edicionin e Shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).

Ky panair sjell mundësi të shumta në zhvillimin e karrierës për studentë dhe të diplomuar, ofron mundësi eksplorimi të vendeve të lira të punës dhe mundësi tjera që do të prezantohen nga rreth 200 kompani dhe institucione pjesëmarrëse.

Ministrja e Inustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se vizioni i ministrisë pas shumë analizave të industrisë është transformimin i industrisë së vendit në një industri më të integruar globalisht.

Hajdari: Kosova ka potencial rininë, por mungon aftësimi dhe arsimi profesional

“Kosova ka potencialin kryesor rininë dhe me këtë potencial ne mund të arrijmë shumë për zhvillim dhe transformim të industrisë sonë, por mungon më shumë aftësim, arsim profesional. Industritë tona kanë nevojë më shumë për përafrim të kualifikimeve për nevojën e industrisë..5:45 Me politikën industriale dhe me ligjin për Odën Ekonomike, ne do të sjellim më shumë për aktivite të industrisë sonë për arsim dhe aftësim profesional, por edhe më shumë përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të reformuar të gjitha profesionet për aftësim dhe aftësim profesional. Vizioni i ministrisë pas shumë analizave të industrisë është që ne synojmë transformimin e industrisë së vendit në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë”, tha Hajdari.

Hajdari theksoi se derisa synohet një transferim i njohurisë dhe teknologjisë është shumë me rendësi edhe angazhimi i diasporës, por edhe angazhimi i investimeve të huaja të cilat ndihmojnë edhe më shumë për përjashtim të transformimit të industrisë në vend.

Përfaqësuesi nga Ambasada Gjermane, Sebastisan Leuschner konsideron se panairet e tilla janë shumë të rëndësishme për punëkërkuesit.

Leuschner: Punëkërkuesit mund të kërkojnë vende pune konkrete

Dhe këtë vit 200 kompani dhe institucione po promovojnë zhvillim të karrierës, mundësi të zhvillimit të karrierës dhe sektorëve të ndryshëm në mbarë vendit. Qytetarët e Kosovës dhe punëkërkuesit sidomos, mund të kërkojnë vende pune konkrete dhe mundësi të zhvillimit të karrierës. 200 ekspozues kanë 10 mijë vende të praktikës profesionale, ky panair ofron koncepte më të gjëra dhe përftime për punëkërkuesit dhe për shoqatat e bizneseve dhe punëdhënësit mund t’i promovojnë vendet e tyre të punës të kompanive të tyre për punëkërkues, mund të vizitojnë ofertat të cilat janë në dispozicion”, tha Leuschner.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi theksoi se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për përditësim.

Qerimi tha se po punojnë në krijimin dhe avancimin e programeve studimore që kërkohen nga tregu i punës, siç janë shkencat e aplikuara.

Qerimi: UP ka nevojë të përhershme për përditësim

“Ky organizim ndër vite është përditësuar dhe vazhdon që të zhvillohet. Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që të krijojë lidhje të fuqishme me tregun, nevojat dhe perspektivat e tij. UP ka gjithashtu nevojë të përhershme për përditësim, ka nevojë që të ndjek trendin botëror si në kualifikimin e programeve, ashtu edhe në zhvillimin e kurikulave studimore. Duke parë këtë nevojë edhe në planin publik që kam paraqitur, kam paraparë krijimin e qasjeve të reja të profesionit. Ne po punojmë në krijimin dhe avancimin e programeve studimore që kërkohen nga tregu i punës, siç janë shkencat e aplikuara”, tha Qerimi.

Rrahim Trepça, përfaqësues i Giz Kosova ka treguar për organizimin e panairit.

Trepça tha se gjatë këtij edicioni të panairit e kanë shtuar edhe sektorin e ndërmarrësisë. Sipas tij përmes kësaj synohet të bëhet rrjetëzimi i bizneseve.

Trepca: Me ndërmarrësi pretendojmë të bëjmë rrjetëzim të bizneseve

“Ky është edicioni i shtatë me radhë i panairit që mbahet, panairi i punës, karrierës dhe ndërmarrësisë. Ndërmarrësia është një komponentë e re që e kemi shtuar në këtë edicion, përmes pavijonit , ndërmarrësisë pretedojmë kryesisht të bëjmë rrjetëzim të bizneseve. Kryesisht është pavion i cili fokusohet në punën biznes me biznes. Sa i përket komponentës së punës dhe karrierës ka shumë institucione edukative arsimore të cilat ofrojnë programe të ndryshme për studime bachelor, master dhe doktoratur, tjera shkolla profesionale që ofrojnë trajnime profesionale”, tha ai.

Besiana Bajraktaraj, përfaqësuese e një prej nga kompanive në vend, tha se panairi është shumë i rëndësishëm për rrjetëzimin e bizneseve.

Bajrakataraj: Na shërben edhe për rrjetëzimin e kompanive

“Panairi i punës është shumë i rëndësishëm edhe për kompaninë tonë, për arsyeje se ofron edhe mundësi për punësimin e të rinjve dhe ndikon pozitivisht tek ne..18:22 Na shërben edhe për rrjetëzimin e kompanive të reja për shkak se ka edhe shumë kompani këtu që operojnë me të njëjtën kategori si tonën”, tha Bajraktaraj.

Xili Gashi, po ashtu përfaqësuese e njërës nga kompanitë vendore në vend theksoi sa e rëndësishme është pjesëmarrja në panaire.

Gashi: Panairi na ofron të marrim kontakte të reja

“Çdo panair është shumë me rendësi, sepse marrim kontakte të reja, është me rendësi nëse edhe dikush është i interesuar të gjejë punë, pasi na duhen punëtorë”, tha Gashi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mesfushori i Meksikës komenton skandalin e Messit

Story i radhës

Ulet numri i lindjeve, vdekjeve, martesave dhe shkurorëzimeve

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë