Hailey Bieber fikson internetin me një trend të ri thonjsh, perfekt për vjeshtën

September 8, 2022
1 minut lexim

Bëhuni gati për një tjetër tendencë të thonjve dhe sërish ajo që e vendosi trendin është Hailey Bieber.

Hailey ka përditësuar manikyrin e saj viral “glazed donut” pikërisht në kohën e vjeshtës, duke e zëvendësuar ngjyrën e bardhë në perlë me një ngjyrë kafe me të njëjtin shkëlqim.

Në një TikTok të shpërndarë gjatë fundjavës, modelja 25-vjeçare tregoi një manikyr çokollatë të ftohtë të realizuar nga artistja e saj e thonjve, Zola Ganzorigt.

“E di që jemi të lodhur nga ndryshimi i vazhdueshëm i ngjyrave, por … thonjtë donut me shkëlqim çokollatë po më pëlqejnë vërtet për vjeshtën”, ka shkruar Bieber në video.

Fansat e saj e adhuruan ngjyrën e re, duke komentuar me entuziazëm këtë nuancë të errët për vjeshtën.

Rikujtojmë se thonjtë e Bieber në Met Gala 2022 u bënë shpejt viral në rrjetet sociale dhe pafund vajza e përqafuan trendin e frymëzuar nga modelja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple “vret” kartat SIM me modelet iPhone 14 dhe 14 Pro

Story i radhës

Regjistrohen 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë