Florent Hadërgjonaj nuk ishte në ditën e tij më të mirë këtë të diel kur skuadra e tij u ballafaqua me Adana Demirsporin në Superligën e Turqisë.
Mbrojtësi nga Kosova pati mundësinë të regjistrohej në listën e golashënuesve në minutën e 54’, por dështoi nga penalltia, por kjo nuk e zbehu fitoren me rezultat të thellë 4-0 të Kasimpasas ndaj Demirsportit.
Por, ylli dardan la gjurmët e tij në këtë sfidë me një asistim në minutën e 45’ për Mulekan i cili realizoi për 2-0.
Kasimpasa është në vendin e 11-të në tabelë me 44 pikë, kurse Demirsporti është i pesti me 52 pikë.