Si qendra shkencore, teknologjike, inovative, kulturore de sociale, qytetet janë gjithashtu hapësira ku mundësitë për të bërë ndryshimin kanë impaktin më të lartë.
Përballë urbanizimit të shpejtë i cili ka efektin e kundërt të degradimit mjedisor, lind nevoja për një gjeneratë të re profesionistësh të cilët ushqejnë inovacion dhe rikrijojnë ambiente urbane të cilat përdorin më pak resurset për të arritur objektivat e shoqërive moderne.
Në përgjigje të numrit në rritje të qytetarëve në mbarë botën që dëshirojnë të bëhen pjesë e lëvizjeve që duan të bëjnë ndryshimin, krijuar nga Komisioni Evropian, EIT Climate-KIC ka themeluar një platformë për qytetarët dhe vendimmarrësit të cilët së bashku mund të krijojnë një të ardhme më të mirë.
Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit të cilët duan të ndryshojnë vendet dhe komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve sipërmarrëse të qëndrueshme.
Sjellë në Shqipëri për herë të parë nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ICTSlab, Climathon Tirana është një katalizator zgjidhjesh për sfidat klimatike të kryeqytetit Shqiptar por edhe i startupeve të së nesërmes.
Organizuar në mbi 145 qytete dhe 56 shtete në mbarë botën, edicioni i parë i Climathon Tirana pranoi aplikime deri në datën 17 Tetor ndërsa gjatë tre ditëve pritet të grumbullojë mëse 100 pjesëmarrës.
Në datat 28-30 Tetor pranë Universitetit “Marin Barleti”, implementuar në formën e një Hackathoni, të rinjtë do të punojnë me mbështetjen e 21 mentorëve me përvojë, ekspertëve të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile si: Aulona Gjokuta, Joni Baboci, Martin Vesely, Anila Goxha, Sibel Pipa, Saimir Kristo, Ervin Sheaj, Michal Laco, Kejda Nuhu, Verdi Norja, Ilir Capuni, Katerina Marku, Andreas Yngve Rugova, Gazmend Zeneli, Amir Esmaeilakhtar, Rezart Prifti, Dhurata Thanasi Daneri, Ravik Mima, Olta Vejsiu, Rudina Murati dhe Eva Simekova.
Ata do të ideojnë zgjidhje për 5 sfida klimatike me të cilat përballet Tirana.
Zgjidhet më të mira do të shpërblehen në vlerë monetare prej 3 mijë euro ndërsa shpërblime të tjera janë parashikuar gjatë aktivitetit.
Climathon Tirana synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.
Evenimenti mbështetet nga partnerë si SlovakAid, Innovation League, UNICEF, Banka Credins, One Telecommunication dhe ALBtelecom dhe Universiteti “Martin Barleti.”
Climathon Tirana 2022
Edicioni i parë i Climathon Tirana fillon ditën e Premte më 28 Tetor në orën 18:00 me regjistrimet nga ora 17:30 pranë Kampusit të ri në Selitë të Universitetit “Marin Barleti.” Në ditën e parë pjesëmarrësit prezantohen me nismën Climathon Tirana, organizatorët dhe partnerët e kësaj lëvizje globale.
Ditën e Shtunë më 29 Tetor, Climathon Tirana fillon me krijimin e ekipeve ndërsa workshopet e para nën kujdesin e mentorëve fillojnë nga ora 10:00. Kjo ditë përmbyllet me përzgjedhjen e 10 ekipeve më të mira.
Ditën e Dielë më 30 Tetor, ekipet prezantojnë idetë e tyre dhe përgatiten për ceremoninë e shpalljes së fituesve dhe shpërblimeve.
Axhenda e plotë:
Dita Parë: 28 Tetor
- 18:00 – 18:30 – Regjistrimi
- 18:30 – 19:00 – Fjalë Përshëndetëse: Organizatorët dhe Partnerët
- 19:00 – 20:00 – Prezantim
Dita e Dytë: 29 Tetor
- 08:00 – 09:00 – Energising
- 09:00 – 10:00 – Krijimi i Ekipeve
- 10:00 – 14:00 – Punë në ekip, mentorim dhe workshope
- 14:00 – 15:00 – Drekë
- 15:00 – 18:00 – Punë në ekip, mentorim dhe workshope
- 18:00 – 19:00 – Darkë
- 19:00 – 20:00 – Përzgjedhja (10 ekipet më të mira)
Dita e Tretë: 30 Tetor
- 08:00 – 09:00 – Energising
- 09:00 – 14:00 – Prezantimi i Idesë
- 14:00 – 15:00 – Drekë
- 15:00 – 16:00 – Përgatitja e logjistikës për prezantimin përfundimtar
- 16:00 – 17:00 – Festivali i Ideve
- 17:00 – 18:00 – Fituesit dhe Ceremonia Mbyllëse (Juria shpërblen 3 prej 10 ekipeve)
- 18:00 – Mbyllja dhe Foto e Përbashkët
Sfidat e Climathon Tirana
Qytetet tona po kalojnë nëpër një transformim të thellë në mënyrën sesi funksionojnë, sesi njerëzit marrin të mirat dhe sesi qytetet dhe shërbimet që ofrojnë janë ndërtuar për të akomoduar ndryshime të tilla.
Ky efekt transformues vjen si rezultat i mundësive të krijuara nga teknologjitë e reja por dhe nga nevoja për ti bërë vendet urbane një hapësirë më të jetueshme për të gjithë.
5 sfida e Climathon Tirana kërkojnë zgjidhje të cilat ri-imagjinojnë qytetet dhe vendbanimet tona duke i bërë më tërheqëse dhe të shëndetshme jo vetëm për të punuar por edhe jetuar.
Sfida 1: Energy Eficency
Vë theksin tek sjellja e qytetarëve të Tiranës ndaj kursimit të energjisë, tek burimet alternative dhe metodat e kursimit të energjisë. Përdorimi i mjeteve miqësor me mjedisin të transportit dhe energjisë së rinovueshme si panelet diellore do të bëhet një mënyrë e re e modernizimit
Sfida 2: Water Preservation
Kërkon zgjidhje për problematika të menaxhimit dhe përdorimit efikas të burimeve, uljes së ndotjes së ujit dhe kursimit të ujit në shtëpi. Kjo sfidë synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për këto kërcënime reale duke sjellë në vëmendje veprime të vogla që sjellin ndryshime të mëdha.
Sfida 3: Green Cities
Synon motivimin e njerëzve për një jetesë që qëndrueshme nga menaxhimi i mbetjeve, tek politikat e ajrit të pastër, hapësirave të gjelbra dhe shtrirjes urbane. Qëllimi i sfidës është ndërgjegjësimi për ndotjen dhe pasoja e saj si dhe eksplorimi i mënyrave për transformimin e mjedisit në një vend më të mirë.
Sfida 4: Smart Mobility
Kjo sfidë vihet në kërkim të zgjidhjeve novatore si përdorimi i transportit pa makina, promovimi i transportit të gjelbër dhe politikat e reduktimit të dyndjes së trafikut. Efektet e zgjidhjeve të kësaj mund të vinë në formën e impaktit që pandemia e Covid-19-ës pati ndaj uljes së ndotjes së ajrit.
Sfida 5: Biodiversiteti
Ndërgjegjësimi për një simbiozë të shëndetshme në një ekosistem të shëndetshëm është një kuptim i drejtë i biodiversitetit dhe ndikimit të tij në qytetin e Tiranës. Nga CO2 tek ndryshimet klimaterike apo politikat e mbrojtjes së biodiversitetit, këto kërcënimet kryesore të një treguesi jetik të shëndetit të një ekosistemi.