Habit këngëtari shqiptar: Do të marr dy nuse

December 9, 2022
1 minut lexim

Klajdi Musabelliu tregon se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e tij. Madje thotë se dhe sa herë që shkon në Itali mendjen e ka tek ajo.

Gjatë një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” tregoi se mamaja e tij është kritika më e madhe.

Klajdi Musabelli: Mami sa i përket fundvitit e di që mishin e gjelit nuk e ha. Mami im është kuzhina më e mirë në botë. Mami im quhet Zhaneta dhe i pëlqen të bëjë Zhani Cikon, të bëjë kritikun e muzikës. Mami im është kritika më e madhe, më kritikon për çdo gjë dhe sot më kritikoi se ku shkon pa rrojtur. Nuk të shkon mjekra të kam thënë mos më dil ashtu në ekran. Kjo është mami im.

Pse nuk fejohesh të thotë mami, na ke thënë vitin e kaluar. Këtë vit a kemi ndonjë të re?

Klajdi Musabelli: Këtë vit jam bërë më liberal meqë kam qenë dhe jashtë shtetit (thotë me shaka). Jam bërë më evropian. I kam thënë mamit do të marrim 2 një që të pëlqen ty dhe një që më pëlqen mua. Ato sugjerimet që ka mami, thotë shikoje sa e mirë është kjo goca, i them “Po mirë e do? Merre mbaje.

Ai nuk tregoi nëse është dikush që i ka marrë zemrën por tha “Po punoj fort dhe në këtë drejtim. Nuk mungojnë element që më bëjnë rrahjen e zemrës.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve

Story i radhës

Santos: Maroku i fortë

Të fundit nga

ShkoLartë