haas zbulon virtualisht makinen e re 61fd5fe60071a

Haas zbulon virtualisht makinën e re

February 4, 2022
1 minut lexim

Makina amerikane Haas, është njëvendëshja e parë e Formula 1 që zbulon format e saj në prag të testeve dimërore që do të zhvillohen pas dy javësh. Kjo makinë, që vjet u klasifikua e fundit, do të quhet Haas VF-22 dhe do të pilotohet nga gjermani Mick Schumacher e rusi Nikita Mazepin.

Në fakt, nuk është bërë një prezantim on-line apo “live” i makinës, por skuadra amerikane ka publikuar fotot e kësaj njëvendësheje përmes një prezantimi virtual. Për ta parë këtë makinë duhen pritur testet dimërore.

Natyrisht që vihen re shumë ndryshime në këtë makinë krahasuar me atë që kemi parë vitet e fundit, pasi këtë sezon hyjnë në fuqi rregullat e reja. Has edhe këtë vit do të përdorë motor Ferrari.

Si pjesa e përparme ashtu dhe ajo e pasme kanë mjaft ndryshim nga e kaluara në pamje dhe në aerodinamikë, ndërsa ngjyra është e njëjtë: Dominon e bardha dhe vijat kuqeblu.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

portieri i serie a publikon padashje te dashuren e tij lakuriq 61fd5fe359133
Story i mëparshëm

Portieri i Serie A, publikon padashje të dashurën e tij lakuriq

shkon sonte ne burg cfare ndodhe me tej me fatin e saimir tahirit 61fd5fe884c1b
Story i radhës

Shkon sonte në burg, çfarë ndodhë më tej me fatin e Saimir Tahirit?

Të fundit nga

ShkoLartë