Haaland zbulon çfarë e shtyu t’i bashkohet Cityt

1 minut lexim

Kampioni anglez, Manchester City arriti këtë verë që të transferojë njërin nga lojtarët më të mirë në botë, Erling Haaland.

Bomberi norvegjez kaloi nga Borussia Dortmundi në Premier Ligë, ku tani po kalon momentet më të mira në këtë sezon me Cityn, duke shënuar 14 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Haaland tani ka zbuluar se çfarë e shtyu atë që t’i bashkohet Cityt, dhe të refuzojë interesimin e shumë gjigantëve evropianë, përfshirë këtu Real Madridin.

22 vjeçari tha se City momentalisht ka projektin më të mirë sportiv në botë, kurse tregoi edhe se si 15 lojtarë e kanë këshilluar atë që t’i bashkohej kampionit anglez.

“Është projekti më i mirë sportiv në botë momentalisht, është vendi ku unë mendoj se do ta bëjë më të mirën”, tha Haaland.

“Pas ndeshjes mes Cityt dhe Dortmundit në vitin 2021, afro 15 njerëz më këshilluan që unë duhet të vijë këtu. Përfshirë këtu, Stones, Dias, Foden dhe De Bruyne”, shtoi më tej ylli norvegjez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjedia: Vetëvrasja e dy tifozëve të Liverpool, të gjitha për shkak të traumës së Hillsborough

Story i radhës

MPB: Shkatërrohet një grup që trafikonte heroin në Kroaci

Të fundit nga