Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka postuar një foto plot ngjyra në rrjetet sociale.
Ylli i futbollit norvegjez është fotografuar në një udhëtim peshkimi.
“Jeta ka të bëjë me ekuilibrin”, ka shkruar Haaland në foto.
Në sezonin e tij debutues te City, Erling Haaland bëri 53 paraqitje zyrtare. Në to, norvegjezi shënoi 52 gola dhe nëntë asistime.
Manchester City do të luajë ndeshjen e parë të sezonit 2023/2024 të dielën më 6 gusht. Skuadra e Josep Guardiolës në këtë ditë do të luajë kundër Arsenalit në Superkupën e FA.