Erling Haaland ka pasur një takim me drejtuesit e Bayern Munich gjatë ditës së sotme.
Futbollisti duket se nuk do të ketë të ardhme te skuadra e Borusia Dortmund, andaj bisedimet me skuadrat e tjera janë hapur.
Sipas gazetarit gjerman të Sky Sport, takimi në mes të palëve zgjati disa orë, teksa tema e takimit mendohet të jetë pikërisht një transferim i tij në “Allianz Arena”.
Përkundër që u raportua për një marrëveshje në parim në mes të tij dhe Manchester Cityt, tentativat nga klubet e tjera për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit nuk po mungojnë, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi ka kontratë me “verdhezinjtë” deri në vitin 2024.