Erling Haaland është goditja më e madhe e Manchester City në merkato. Sulmuesi zgjodhi të vijojë karrierën te klubi ku ka luajtur edhe babai i tij, teksa tifozët e “Cityzens” shpresojnë që golat e 21-vjeçarit të sjellin trofeun e Champions League sezonin e ardhshëm.
Goleadori norvegjez është përfshirë menjëherë te klubi i ri, madje ka filluar të bëjë edhe këshilluesin në lidhje me merkaton. Repubblica shkruan se kampionët e Anglisë janë të interesuar për Morten Thorsby.
26-vjeçari është pjesë e Sampdorias prej vitit 2019, luan në qendër të mesfushës dhe numëron 15 ndeshje me kombëtaren e Norvegjisë, aty ku është shok skuadre me Haaland.
Bisedimet zyrtare mes klubeve nuk kanë nisur akoma, por së shpejti pritet të vijë oferta e parë në drejtim të Sampdorias, me Haaland që po bën sponsorin në lidhje me kalimin e Thorsby në Premier League.