Guti në ndihmë të ish-skuadrës, thirrje për Kvaran

min lexim

Kvaratskhelia është zbulimi i sezonit të mrekullueshëm të Napolit dhe të gjithë janë të gatshëm të çmenden për të dhe të tentojnë shifra të frikshme për ta transferuar.

Pasi agjenti i tij deklaroi se gjeorgjiani nuk ikën nga Napoli, klubi italian megjithatë duhet të shikojë përreth sepse ka disa klube të cilët janë gati të trokasin në derë.

Mes tyre edhe Real Madrid, i cili mund të mbështetet edhe te Guti, një nga idhujt e Kvaras, i cili i dërgoi një mesazh: “Nëse vjen te Reali do të të jap fanellën time.

Jo një mesazh i rastësishëm nga ish-talenti spanjoll, i cili ishte i ftuar në “El Chiringuito”.

“Unë e dua futbollin falë Gutit, ai luante për Real Madrid dhe kur isha i vogël bluzat e tij nuk shiteshin në Gjeorgji.

Kështu që unë bleva një bluzë të bardhë dhe shkrova numrin 14-të të tij”, ka thënë Kvaratskhelia.

“Shpresoj se një ditë ai mund të vijë te Reali.

Nuk e dija se isha idhulli i tij dhe nëse e kam ndihmuar që sot të luajë në këtë mënyrë, atëherë ia kam vlejtur”, përfundoi Guti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ e Türkiye-s: 16 shtete kanë ngritur 34 spitale fushore në zonat e tërmetit

Story i radhës

Çmenden të gjithë pas “Creed III”, miliona dollarë fitime në SHBA dhe mbarë botën

Të fundit nga