Guri i çmuar që lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

April 5, 2022
1 minut lexim

Një gur i lindjes është një gur i çmuar që përfaqëson periudhën e lindjes së një personi që zakonisht është muaji ose shenja e horoskopit.

Gurët e lindjes shpesh mbahen si bizhuteri. Megjithatë kini parasysh që për shkak të interpretimeve të ndryshme, gurët përkatës për secilin muaj mund të ndryshojnë, ndaj nuk keni pse kufizoheni; mund të mbani çdo gur që mendoni se përcjell energjinë që dëshironi.

Janar – Garnet: lidhet me vitalitetin, dashurinë dhe dritën.

Shkurt – Amethyst: lidhet me spiritualitetin, qartësinë mendore dhe shërimin.

Mars – Aquamarine: lidhet me lumturinë martesore dhe intelektin superior.

Prill – Diamant: lidhet me forcën dhe dashurinë e përjetshme.

Maj – Smerald: lidhet me inteligjencën e shtuar, objektivitetin dhe shërimin.

Qershor – Perla: lidhen me ndershmërinë, pastërtinë, mençurinë dhe fuqinë.

Korrik – Rubin: lidhet me forcën, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e zemërimit.

Gusht – Peridot: lidhet me largimin e shpirtrave të këqij.

Shtator – Safir: lidhet me mbrojtjen ndaj dëmtimit fizik dhe mendor, mbrojtjen nga qëllimet e këqija si zilia.

Tetor – Opal: lidhet me dritën dhe magjinë.

Nëntor – Citrine: lidhet me shërimin, lumturinë dhe sjell lehtësim për stresin dhe dhimbje të tjera fizike.

Dhjetor – Topaz blu: lidhet me pasurinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bombardimet ruse, guvernatori ushtarak në Ukrainë jep detaje mbi viktimat

Story i radhës

Reagon ashpër trajneri i Bayernit

Të fundit nga

ShkoLartë