Gullit ia ka tërheq vërejtjen trajnerit të Manchester Utd

Ambasadori i Laureus beson se Cristiano Ronaldo tashmë “është penduar” që është kthyer në Manchester United

Ish futbollisti holandez, Ruud Gullit ia ka tërhequr vërejtjen Erik ten Hag, trajner i Manchester United, i cili ka humbur ndeshjen e parë të Premier Ligës dhe të dytën sot, së ai duhet të adaptohet me futbollin anglez nëse dëshiron të këtë sukses të Djajtë e Kuq.

“Nëse shkoni me mentalitet holandezi në Angli, është e vështirë”, tha Gullit në një intervistë që e dha për Laureus Academy.

“Duhet të adaptoheni. Ju duhet ta kuptoni që ju nuk i fitoni ndeshjet i vetëm në futboll, ju po ashtu keni nevojë për fuqi dhe energji”.

“Ka shumë probleme në Manchester United, mendoj se e kanë humbur mundësinë që ta transformojnë lojën e tyre. Ata jetojnë shumë në të kaluarën. Ata flasin më shumë për skuadrën e tyre të viteve 90-ta”.

Në anën tjetër, ai beson që Cristiano Ronaldo është penduar tashmë që është kthyer në Manchester United.

“Kjo është ndjenja ime. Ai nuk e thotë, por mendoj që ai është penduar për shkak të gjendjes në të cilën është skuadra”,  thotë Gullit.

“Mendoj që ai ka pritur paraqitje më të mira, kështu që ai do t’i tregonte të gjithëve të cilët e kanë kritikuar në Manchester United se ai ende ja vlen”.

“Mendoj që ai e pati këtë mision”.

Gullit po ashtu ka lavdëruar përpjekjet dhe përkushtimin e ish futbollistit dhe ambasadorit të Laureus, ukrainasit Andriy Shevchenko për një program për të ndihmuar refugjatët në Europën Lindore.

“Është jashtëzakonisht e vështirë për mua të imagjinojë atë çfarë ka bërë Andriy Shevchenko  dhe familja e tij për këto gjashtë muaj. Mendoj se ai ka bërë një mision të madh”, tha ai..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Brenda shtatë muajve, 139 mjekë u larguan nga Kosova

Story i radhës

​Zelensky: Do të likuidojmë ushtarët rusë që veprojnë pranë Zaporozhzhia

Të fundit nga