Guardiola: S’është lajm që humbëm ne, është lajm që fitoi Arsenali pas 12 humbjesh

Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e sotme të Manchester Cityt nga Arsenali.

“Gunners” fituan me rezultat 1:0 falë golit të Gabriel Martinellit, duke i dhënë kështu fund dominimit të “Citizens” në vitet e fundit.

Trajneri spanjoll thotë se njerëzit nuk duhet të flasin për humbjen e dytë sezonale të kampionit aktual anglez dhe evropian, por për arritjen e “Topçinjve”.

Arsenali fitoi ndaj ekipit nga “Etihad Stadium” pas plot pesë vjetësh pritjeje.

“Kjo nuk është lajm (humbja e Cityt). Arsenali duke e mposhtur Man Cityn për herë të parë pas 12 ndeshjesh është lajm”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut.

Arsenali dhe Manchester City do të jenë edhe në këtë sezon dy kandidatët kryesorë për ta fituar titullin e kampionit në Angli. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Moti për këtë javë në Kosovë

Story i radhës

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për sot

Të fundit nga