Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Kalvin Phillips u kthye nga Kupa e Botës “me mbipeshë”.
Phillips pritej të ishte në skuadër për ndeshjen e Kupës së Ligës së Manchester City kundër Liverpoolit, por nuk u inkuadrua.
Guardiola fillimisht u tha gazetarëve se Phillips nuk ishte në formë, por tani e ka qartësuar atë deklaratë.
“Ai nuk është i lënduar – ai erdhi me mbipeshë”, tha Guardiola.
“Nuk e di pse. Ai nuk erdhi në gjendje për të bërë stërvitje dhe për të luajtur”.
Guardiola shtoi se Phillips do të luante kur të arrijë në nivelet e duhura të fitnesit.
“Kur të jetë gati, do të luajë, sepse ne kemi nevojë për të, kemi shumë nevojë për të”, shtoi Guardiola.