Kryeministri holandez: Përpjekjet e Türkiye-s për të zgjatur marrëveshjen e drithit janë për t’u vlerësuar shumë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se janë për t’u vlerësuar shumë përpjekjet që Türkiye ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rutte ka bërë një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi me presidentin e Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.

“Bisedova me Erdoğan-in. Është mirë të jesh në kontakt të ngushtë në kohë lufte. Përpjekjet që Türkiye ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, janë për t’u vlerësuar shumë dhe janë shumë të rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit. Diskutuam edhe për bashkëpunimin në NATO dhe zhvillimet në rajon”, tha Rutte në postimin e tij.





Story i mëparshëm

“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni”, a është ky një thumb nga Adrola Dushi për Albina Kelmendi

Story i radhës

Guardiola: Phillips u kthye në City “me mbipeshë”

Të fundit nga