​Guardiola: Nuk jam mjaftueshëm i mirë për ta drejtuar Cityn

December 16, 2024
1 minut lexim

Pep Guardiola hodhi dyshime mbi aftësinë e tij për të kthyer fatin e Manchester Cityt pas humbjes së tetë në 11 ndeshje.

53-vjeçari, i cili nënshkroi zgjati kontratën muajin e kaluar, u ankua për një tjetër kapitullim pasi i dha Manchester United një fitore në derbi me përmbysje të rezultatit.

Guardiola pranoi fajësinë për paraqitjen e dobët të skuadrës, duke thënë: “Unë jam shefi, unë jam menaxheri dhe nuk jam mjaftueshëm i mirë. Është kaq e thjeshtë. Nuk kam mbrojtje. Unë jam shefi, nuk gjej zgjidhje që të gjej një mënyrë për të folur me ta. Futbolli ka të bëjë me emocionet. Jemi më të shqetësuar me dhe pa top. Gjëja më e keqe është të mos kesh gjakftohtësi dhe qetësi. Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë për t’i lënë lojtarët ta ndiejnë atë. E dua dëshpërimisht”, ka thënë Guardiola.

Pas 16 ndeshjeve, City ka mbledhur vetëm 27 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelën e Premierligës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konkursi për punësimin e 1,100 infermierëve, laborantëve dhe ndihmësve spitalorë do të shpallet deri në Vitin e Ri

Story i radhës

Ukraina thotë se ushtarë koreano-veriorë janë vrarë në Kursk të Rusisë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë