Guardiola ka një plan për ta mbajtur Haaland larg lëndimeve

min lexim

Pep Guardiola po kujdeset maksimalisht që ta ketë Erling Haaland në formën më të mirë të mundshme përgjatë gjithë sezonit.

Trajneri spanjoll, duke folur së fundmi para mediave, ka bërë të ditur se Haaland do të ketë minuta të kufizuara, në mënyrë që të ketë formë sa më të mirë në aspektin fizik.

Guardiola ka paralajmëruar se sapo orari të jetë më i ngjeshur, do të ketë rotacione në fazën e sulmit, me Julian Alvarez që pritet të jetë më i angazhuar.

“Ajo që është me rëndësi është se ai nuk ka ngacmime. Sezonin e kaluar nuk luajti 90 minuta sepse ishte i lënduar. Fizioterapeutët dhe doktorët kanë bërë punë të shkëlqyer që kur ai erdhi këtu”, ka thënë Guardiola.

“Tani ka një ndeshje në javë. Unë po ju them tani, kur të luajmë çdo tri ditë, Erling s’do të luajë, do të luajë Julian”, ka shtuar trajneri.

Guardiola dëshiron të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion për rotacione, në mënyrë që në fazat vendimtare lojtarët të jenë mjaftueshëm të përgatitur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Avionët ushtarak amerikan B-52 fluturuan mbi qytetin e Shkupit

Story i radhës

​Franca ndalon reklamimin e lëndëve djegëse fosile

Të fundit nga