Guardiola heq Silvën

March 12, 2022
1 minut lexim

Manchester City është në rrugë të mbarë që edhe në këtë sezon të triumfojë në kampionat, ndërsa “Qytetarët” vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europë teksa tashmë kanë prekur çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Një nga lojtarët kyç të këtij sezoni për trajnerin Pep Guardiola ka qenë Bernardo Silva.

Fantazisti portugez ka shënuar dhjetë gola e ka asistuar katër të tjerë në të gjithë kompeticionet, ndërsa në një intervistë të fundit ish-lojtari Ze Roberto e ka konsideruar si futbollistin më të mirë në botë për momentin. Megjithatë, teknikut Guardiola i mjafton fakti që ta shoh të lumtur 27-vjeçarin ndërsa beson se Silva nuk mudn ta fitojë Topin e Artë pasi ai nuk është mjaftueshëm prezent në rrjetet sociale dhe nuk shënon shumë gola pasi nuk është ajo detyra e tij e vetme.

“Më vjen mirë për fjalët e Ze Robert sepse ka qenë një nga lojtarët e preferuar kur luante në Gjermani, edhe në moshën 40-vjeçare ka treguar një kualitet të lartë. Nuk e di nëse Silva është lojtari më i mirë në botë dhe as nuk më intereson nëse e konsiderojnë të tillë apo jo. Ajo që unë shoh është si Silva është i lumtur dhe e kam për kënaqësi të punoj me të.

Ai mund të bëjë shumë mirë në sulm, por është i dobishëm edhe për fazën mbrojtëse. Por, mendoj se kurrë nuk ka për ta fituar Topin e Artë sepse nuk është shumë prezent në rrjetet sociale dhe duhet të shënojë shumë gola.

Këto nuk janë cilësi që Silva i ka, por nëse një ditë ndodh që ai ta fitojë Topin e Artë atëherë do të më bëhej shumë qejfi, ashtu si për çdo futbollist tjetër të Cityt. Do të isha i nderuar që ai ta ndante trofeun me mua, mendoj se Silva i ka cilësitë për të arritur çfarë dëshiron”, u shpreh Guardiola.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove! Inflacioni pritet të jetë 3,4 për qind

Story i radhës

4 mënyra për të tërhequr partnerin tuaj në një lidhje në distancë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë