Guardiola brengos tifozët e Cityt, flet për të ardhmen e tij në klub

1 minut lexim

Momentalisht, trajneri spanjoll Pep Guardiola gjendet në sezonin e tij të shtatë me Manchester Cityn, skuadër kjo të cilën e ka udhëhequr përgjatë 361 ndeshjeve.

Guardiola ka kontratë me kampionin anglez deri në qershor të vitit 2024, dhe kanë filluar të qarkullojnë spekulime për një largim të spanjollit, i cili dëshiron të provojë një aventurë të re.

Së fundmi, para ndeshjes së nesërme në derbin e Manchesterit kundër United, Guardiola komentoi të ardhmen e tij te City.

“Nëse unë qëndroj te Manchester City, është perfektë. Nëse unë nuk qëndrojë te Manchester City, klubi do të jetë perfekt po ashtu”, tha Guardiola për “Sky Sports”.

“Unë e di se ta fortë janë ata dhe sa të mira janë vendimet të cilat ata i marrin”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Guardiola me skuadrën e tij presin nesër në stadiumin “Etihad” skuadrën në formë, Manchester United, përballje kjo e cila njihet ndryshe edhe si “Manchester Derby”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski – Von der Leyen: Pritet ndihma nga KE në përballjen me krizën energjetike

Story i radhës

Pacolli rrëfen bisedat brenda mureve të Hagës: Thaçi pak i lodhur por mirë, më dhimbset Jakup Krasniqi

Të fundit nga