grupi shteteror i telekomunikacionit ne emiratet e bashkuara arabe behet aksioneri me i madh i vodafone 62839bcf46d2b

Grupi shtetëror i telekomunikacionit në Emiratet e Bashkuara Arabe bëhet aksioneri më i madh i Vodafone

May 17, 2022
1 minut lexim

Grup i telekomunikacionit të Emiratave të Bashkuara Arabe bleu 10% të aksioneve të gjigantit Vodafone.

Emiratet Telecommunications Group në pronësi të shtetit që së fundi u ribrandua në Etisalat tani është aksioneri më i madh në Vodafone pasi konfirmoi marrëveshjen 3.3 miliardë paundë me grupin Britanik.

Etisalat tha se investimi vjen që kompania të fitoi ekspozim ndërkombëtar si një lider botëror në konektivitet. Investimi i tyre në Vodafone sipas kompanisë është jo të ushtrojë influencë por si një rol mbështetës afatgjatë.

Shefi ekzekutiv i Vodafone Nick Read është nën presion për të thjeshtuar procesin e shitjeve të filialeve dhe përmirësim fitimet pas mëse 20% humbje të vlerës së aksioneve që kur mori drejtimin në 2018-ën.

Përfshirja e Etisalat vjen pasi Vodafone zbuloi bisedime me rivalët në Britani, Spanjë, Gjermani dhe Itali si një përgjigje ndaj presionit të Cevian, investitori aktivist më i madh Evropian që bleu një përqindje të konsiderueshme aksionesh dhe kërkoi ndryshime rrënjësore në Vodafone.

Cevian kërkonte një konsolidim të perandorisë së ngritur nga Vodafone për tu përqendruar vetëm në tregjet më fitimprurëse. Vodafone vlerësohet me 33 miliardë paundë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

a do ta gelltis be ja arrogancen politike si dhe dubiozen e uljes ne dy karrige te presidentit serb aleksander vuciq 62839ba04f0ab
Story i mëparshëm

A do ta gëlltis BE-ja arrogancën politike, si dhe dubiozën e uljes në dy karrige të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq!?

nagavci ne festen e abetares ne peje kosova e shqiperia do e kene abetaren e perbashket unike e cilesore 62839f8f73040
Story i radhës

Nagavci në festën e Abetares në Pejë: Kosova e Shqipëria do e kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore

Të fundit nga

ShkoLartë