Grupi paraushtarak Wagner largohet nga qyteti rus i Rostovit

Kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, së bashku me luftëtarët e tij, janë larguar nga qyteti jugor rus Rostov-Na-Donu, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu.

“Një kolonë e Wagnerit u largua nga Rostovi dhe u nis për në kampet e tyre fushore”, tha guvernatori i rajonit të Rostovit Vasily Golubev në Telegram.

Pamjet në rrjetet sociale treguan luftëtarët e Wagnerit duke u larguar nga ndërtesa e Shtabit të Distriktit Ushtarak Jugor Rus në Rostov-Na-Donu dhe duke hequr pajisjet ushtarake nga qyteti.

Gjithashtu, pamjet treguan Prigozhinin duke u larguar nga Rostovi me makinë.

Wagner akuzoi forcat ruse se sulmuan luftëtarët e saj të premten dhe grupi më pas kaloi nga Ukraina në Rostov.

Si kundërpërgjigje, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nisi një procedim penal kundër Wagnerit për “rebelim të armatosur”. Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi kryengritjen e Wagnerit si akt “tradhtie”.

Prigozhin tha se luftëtarët e tij do të shkojnë në Moskë, duke bërë që Kremlini të rrisë masat e sigurisë në rajone të ndryshme të vendit.

Ai më vonë tha se luftëtarët e tij vendosën të ktheheshin për të shmangur gjakderdhjen kur ishin 200 kilometra larg Moskës, ndërsa presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, tha se ai zhvilloi bisedime me kreun e Wagnerit, i cili pranoi një marrëveshje shtensionimi.





Story i mëparshëm

Putin “ka pësuar një goditje vdekjeprurëse”, thotë gjenerali në pension i ushtrisë amerikane

Story i radhës

Fier/ Aksident, mashtrim dhe kanabis, dy të arrestuar dhe një i mitur nën hetim

Të fundit nga