Fier/ Aksident, mashtrim dhe kanabis, dy të arrestuar dhe një i mitur nën hetim

Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një i mitur është nën hetim në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë G. I., 67 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur këmbësoren E. O., 45 vjeçe, banuese në Zhupan, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë D. Gj., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi malli 33-vjeçarit M. B., 33 vjeç dhe nuk ka bërë pagesën për mallin që ka marrë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15 vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan 6 doza me lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi 72-vjeçari B. R., banues në Damës, Mallakastër, duke peshkuar në anë të lumit Vjosa, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grupi paraushtarak Wagner largohet nga qyteti rus i Rostovit

Story i radhës

Ronela Hajati dhe Marsel e sjellin këngën “Shikimet”

Të fundit nga