‘Grupi i zjarrit rekrutoi 3 shtetas italianë’/ Karamuço: Deklaruan se u paguan nga Berisha për hedhjen e molotovëve

May 9, 2026
1 minut lexim

Protesta kombëtare e Berishës përfundoi në një foltore memece. Pa fjalime, më pak demokratë, në mes të shiut, dhe i rrethuar në mes të Tiranës.

Policia e shtetit me në krye Skender Hitajn neutralizuan grumbullin e protestuesve deri tek hotel Dajti, duke u bërë ballë si molotovëve dhe fishekzjarrëve.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se sulmet ndaj policisë me bomba artizanale vijojnë dhe sipas hetimeve janë identifikuar materiale që dyshohet se vijnë nga Kosova. Ai tha se në grupet e përfshira ka të mitur shqiptarë, por edhe shtetas italianë të arrestuar së fundmi, të cilët kanë pranuar se janë paguar për të hedhur bomba molotov.

“Vijojnë ende sulmet ndaj policisë me bomba artizanale, janë bomba. Janë shishe me benzinë me disa shpërthyes që ne i kemi identifikuar se vijnë nga Kosova. Sipas policisë, në grupin në zjarrrit nuk janë më shqiptarë, tre janë shqiptarë, nga këta 2 janë 15-vjeçarë, të mitur nga 14-18 vjeç që nuk dihet si janë rekrutuar. Janë edhe 3 shtetas italianë 24-25 vjeç, janë arrestuar dje nga policia, ku identiteti është ende sekret.

Në deklarimet e tyre kanë thënë se janë paguar për të hedhur bomba molotov. Ka persona që duan të ushtrojnë dhunë ndaj policisë dhe, duke qenë se u arrestuan shumë herën e kaluar, deshën të rekrutojnë persona të huaj.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishte 3 behet 4 cfare po paralajmeron tome gashi 69ff6ffa160c7
Lajmi i mëparshëm

“Ishte 3, bëhet 4” – çfarë po paralajmëron Tomë Gashi?

aeroplani ne shba godet dhe vret nje burre ne piste gjate ngritjes 69ff70a406c79
Lajmi i radhës

Aeroplani në SHBA godet dhe vret një burrë në pistë gjatë ngritjes

Të fundit nga

ShkoLartë