Grupi i PD-së bën kërkesë për herë të 3-të për Komision Hetimor për Investimet Strategjike! Zhupa tërheq firmën

min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar  sërish kërkesën për ngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike. 35 firma deputetësh janë mbledhur, ndërsa mes tyre shihet që ka firmosur edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.

Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.  Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argimentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës.

Deputeti Gazment Bardhi tha nga ana tjetër se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike.

“Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”– tha Bardhi.

Deputetët firmëtarë

 

AGRON GJEKMARKAJ

ALFRED RUSHAJ

ANDIA ULLIRI

ARBI AGALLIU

BLEDJON NALLBATI

BUJAR LESKAJ

DASHNOR SULA

DASHAMIR SHEHI

DHURATA ÇUPI

EMILJA KOLIQI

ENKELEJD ALIBEAJ

ERALDA BANO (TASE)

FERDINANT XHAFERRAJ

FLAMUR HOXHA

FATJON VEIZAJ

FATMIR MEDIU

FLUTURA AÇKA

GAZMENT BARDHI

GRETA BARDELI

ILDA DHORI

HELIDON BUSHATI

JORIDA TABAKU

KASTRIOT PIROLI

XHELAL MZIU

KRESHNIK ÇOLLAKU

LEFTER GËSHTENJA

LINDITA METALIAJ

LULZIM BASHA

MERITA BAKIU

ORJOLA PAMPURI

RAMADAN LIKAJ

SAIMIR KORRESHI

SELADIN JAKUPLLARI

ZEF HILA

ZHENI GJERGJI

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri serb ironizon Scholz: Le ta njohim Kosovën e të ndihmojmë në krijimin e një Shqipërie të Madhe

Story i radhës

Sa shpejt i përgjigjeni dikujt gjatë bisedës është një sinjal që tregon lidhjen tuaj me të

Të fundit nga