Grupi “Fisnikët” performojnë në dasmën e Big Brother VIP si surprizë për banorët

February 2, 2025
1 minut lexim

Një dasmë do të zhvillohet sonte (e diel) në Big Brother VIP Albania 4.

Çifti që u zgjodh nga konkurrentët ishte Joz Marku me Loredanën, ndonëse pati në garë edhe tjerë.

Ata më pas zgjodhën dëshmitarët dhe larguan dy banorë nga kjo ceremoni: Laertin dhe Rozanën.

E për të performuar si surprizë në shtëpi do të vijë grupi i famshëm i muzikës, “Fisnikët”.

“”Fisnikët”, grupi ikonik i muzikës shqiptare, sot të ftuar në dasmën e “Big Brother Vip” si një surprizë për banorët dhe për kënaqësinë e gjithë publikut”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.

Për këtë mbase do të jetë i lumtur Jozi, i cili interpretoi këngën e tyre ditë më parë, në një nga spektaklet ku në fokus ishte historia me Loredanën dhe babanë e saj.

Pritet të shihet se si do të jetë Jozi si dhëndër e Lori si nuse me fustan nusërie të bardhë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Njihuni me shtetin që po shqyrton aplikimin e punës katër-ditore!

Story i radhës

Vazhdon subvencionimi për inverter për ngrohje në Kumanovë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë