njihuni me shtetin qe po shqyrton aplikimin e punes kater ditore 679fd1470642f

Njihuni me shtetin që po shqyrton aplikimin e punës katër-ditore!

February 2, 2025
1 minut lexim

Indonezia po shqyrton aplikimin e punës katër-ditore. Si fillim qeveria ka vendosur që ta aplikojë punë katër ditore përmes programeve vullnetare që lejojnë punonjësit të bëjnë 40 orë punë në katër ditë.

Çdo punonjës që nuk mund të plotësojë 40 orët e kërkuara do të ndjekë orarin e rregullt pesë-ditor të punës, raporton Independent.

“Pra, nëse dikush punon 40 orë në javë, mund të zgjedhë javën e punës katër-ditore ose pesë”, tha për CNN Indonesia Zëvendësministri i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Teknologjisë dhe Informacionit, Teddy Barata.

Modeli i punës katër-ditore po monitorohet për të përcaktuar se sa efektiv është dhe për këtë arsye aktualisht është në dispozicion vetëm për punonjësit e Ministrisë së Ndërmarrjeve Shtetërore.

Nisma u zbulua marsin e kaluar, me kreun e ministrisë Eric Thohir duke theksuar se 70% e punëtorëve të rinj vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe reduktimi i javës së punës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të tyre të stresit.

“Kjo nuk do të thotë se ata do të marrin një ditë pushimi çdo të premte. Vetëm punonjësit që kanë punuar 40 orë në javë mund ta bëjnë këtë”, shtoi Thohir në deklaratat e tij në atë kohë.

Mbetet për tu parë nëse qeveria do të miratojë këtë metodë apo jo, pasi tani është në fazë eksperimentale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

granit xhaka me note te mire ne fitoren bindese 679fcdc14a39d
Story i mëparshëm

Granit Xhaka me notë të mirë në fitoren bindëse

grupi fisniket performojne ne dasmen e big brother vip si surprize per banoret 679fd3240e806
Story i radhës

Grupi “Fisnikët” performojnë në dasmën e Big Brother VIP si surprizë për banorët

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë