Gruevski: Në Maqedoni për momentin nuk gjykojnë gjykatat, por politika

April 21, 2022
1 minut lexim

Sipas ish-kryeminstrit Nikolla Gruevskit, Maqedonia jeton në kohën kur ka gjykime të motivuara politikisht kundër kundërshtarëve politik të qeverisë dhe është më keq së në vitin 1949.

Reagimi i Gruevskit vjen pas vendimit për “Parcelat në Vodno” ku ai u dënua me 7 vjet, ndërsa gjykata i konfiskoi parcelat në Vodno si dhe banesat, përveç banesës që ishte në emrin e nënës së tij.

Gruevski thekson se viktima është dënuar para se të fillojë gjykimi dhe zbardhja e të vërtetës nga pushteti dhe nga gjyqësia.

“Gjithçka tjetër është teatër për opinionin, përkatësisht kohë për propagandë kur edhe opinioni duhet të bindet”, reagon Gruevski.

Ai shton se prokuroria dhe gjykata mund të të shpallin se ke marrë para të shumta pa asnjë dëshmi, material ose dëshmi dhe në fund përdoret fjala “u dëshmua se…”.

Në Maqedoni, shkruan Gruevski, nuk gjykon gjykata, por politika.

“Qeveria përmes sistemit gjyqësor bën çfarë të dojë, sekuestron diçka nga kush do dhe në çfarë vlere do, pavarësisht nga gjithçka, sekuestro kë të dojë, varësisht nga afërsia me të. Nuk ka masë kritike mes elitës profesionale që është e gatshme të bëjë pyetje logjike sado që sheh paligjshmëri dhe procese absurde”, shkruan Gruevskit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemomarive në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

Story i radhës

Qeveria: Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë