Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”

September 30, 2024
1 minut lexim

Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.

Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.

Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv.

Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë rast.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ankthi i Vjeshtës – Çfarë e Shkakton dhe si ta Përballoni

Story i radhës

Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë