bajqinovci serbia dhe vuciqi nuk do ta kontrollojne veriun me asnjehere 66fa7f71eedcf

Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

September 30, 2024
1 minut lexim

Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se përballja me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq në arenën ndërkombëtare nuk është thjeshtë një betejë politike, por sipas tij është një luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar Qeverinë Kurti janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit të Kosovës.

Më tej, deputeti i VV-së, theksoi se Serbia e Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë asnjëherë më veriun e Kosovës.

“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë.” –  ka shkruar Bajqinovci.

“Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.” – shtoi ai.

MARKETING

RENT A CAR

gruevski i shpeton burgut per blerjen e mercedesit luksoz vjetersohet lenda e rastit tanku 66fa7efce610a
Story i mëparshëm

Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”

neser pritet te shuhet megawin qeveria do ta asgjesoje kompanine e vetme qe ofron bixhoz online ne maqedoni 66fa7f7821ffe
Story i radhës

Nesër pritet të shuhet “MegaWin”, qeveria do ta asgjësojë kompaninë e vetme që ofron bixhoz online në Maqedoni

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë