Grubi: Zgjedhjet parlamentare, bashkë me presidencialet – në vitin 2024

April 29, 2022
1 minut lexim

Zv.kryeministri i parë i RMV-zë, Artan Grubi, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në prill të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale, shkruan gazeta LAJM. Këto komente Grubi i ka bërë sot, gjatë ekspozesë me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë, duke i’u përgjigjur opozitës e cila kërkon që këtë vit të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si pjesëmarrës në këtë koalicion, konsideron që zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në prill të vitit 2024, bashkë me zgjedhjet presidenciale. BDI si pjesë e këtij koalicioni e përkrahë fuqishëm shumicën parlamentare, koalicionin qeverisës dhe jemi këtu për t’i realizuar këto projekte. Qytetarëve nuk iu duhet paparashikueshmëri, qytetarëve nuk iu duhen aventura të zgjedhjeve sepse ato ju duhen vetëm agjendave destabilizuese të rajonit që i bën dikush tjetër, por qytetarëve i duhet një qeveri e përgjegjëshme sociale që e dëgjon qytetarin dhe i realizon këto projekte”, tha Grubi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nedellkov: Pasdite fillojnë bisedimet me MASH-in, nuk kemi pranuar rritjen prej 12%

Story i radhës

Austria emëron trajner të ri gjermanin e “Djajve të kuq”

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë