Zv.kryeministri Artan Grubi ka reaguar sot rreth polemikave të krijuara në opinion rreth dhënies së objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë në shfrytëzim të Agjencisë për kadastër të patundshmërive duke potencuar se vendimi i miratuar nga ana e Qeverisë nuk është ndërmarrë me asnjë tendencë negative.
Grubi ka sqaruar se një vendim i këtillë fillimisht është miratuar në vitin 2021 me kërkesë të Agjencisë në kohën kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi dhe se po të njëjtin vit me kërkesë të komunës këto hapësira janë rikthyer në dispozicion të shkollës.
Ai ka sqaruar se Agjencia për kadastër të patundshmërive ka ripërsëritur kërkesën e njëjtë këtë vit me arsyetimin se ekzistojnë hapësira të pashfrytëzuara dhe Qeveria njësoj si në viti 2021 pa asnjë tendencë negative ka miratuar sërish vendimin.
Artan Grubi ka potencuar se “për Qeverinë zëri dhe vullneti i tetovarëve është vendimtar, prandaj nga e marta do të ndërmerret vendimi për rikthimin e këtyre hapësirave në shërbim të Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë”.