Grubi tregon dallimin mes  Alternativës dhe Lëvizjes Besa 

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në KlanDebat u shpreh se me Alternativën po komunikojmë dhe bashkëpunojmë pa pengesa.

“Me Alternativën e kemi një qëllim të përbashkët. Po punojmë dhe bashkëpunojmë dhe i kemi ndarë funksionet tona si partner qeveritar. Alternativa ka 3 ministri në këtë qeveri. Kryetari Ahmeti ka raporte të mira me z.Gashi dhe gjithashtu edhe ne të tjerët me ministrat dhe kolegë të tjerë. Në mes Alternativës dhe Lëvizjes Besa ka shumë dallim sepse ne me Alternativën bisedojmë ndryshe ndërsa me Lëvizjen Besa e cila ishte pjesë e LSDM-së bisedonim në tjetër mënyrë.

Lëvizja Besa vendosi të shkrihet në LSDM. Qytetarët e votuan zotin Kasami si kandidat të LSDM-së, ata ishin të njëjtë me parterët e koalicionit të LSDM-së. Ata nuk ishin palë që bisedonin me BDI-në por në emër të tyre fliste Zoran Zaevi, Ljubço Nikollovski.Mandatet e Besës ishin mandate të LSDM-së”, deklaroi Grubi.

Mes tjerash Grubi ka cekur se bashkëpunimi po shkon në mënyrë të mirë dhe kanë çështje të rëndësishme për të zgjidhur me partnerët e koalicionit qeveritar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA dhe Rusia me akuza të ndërsjella për krizën në Ukrainë.

Story i radhës

Bujar Osmani për ngjarjet në Ukrainë: Duhet të gjendet zgjidhje përmes dialogut dhe diplomacisë

Të fundit nga