Grubi: Tre kompani botërore aplikojnë për mbikqyrës të Korridorit 8-të

October 25, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare me renome botërore kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesim që të jenë mbikqyrës të punimeve të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.

Ai ka shkruar se kompani nga Amerika, Italia dhe Franca.

“Me kënaqësi të madhe konstatoj interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.

Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore:

1. Ingerop dhe Egis 🇫🇷2. IRD dhe Eptis dhe EuroKonsalting 🇮🇹3. Hill dhe GIM🇺🇸
Na priftë е mbara drejt realizimit të ëndrrës së madhe”, ka shkruar Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përdoret nga 80% e familjeve shqiptare, ekspertët: A është e dëmshme ngrohja me sobë me dru

Story i radhës

Zelensky: Rusia ka shkatërruar mbi një të tretën e sektorit tonë të energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë