Grubi realizoi takim me sir Stuart Peach, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

October 27, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach bashkë me ambasadorin z. Mattheë Laëson.

Grubi thotë se fokusi I bisedës ishte mbi progresin e shënuar të vendit në rrugën e eurointegrimit, përkrahjen permanente të Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e proceseve të zhvillimit demokratik të vendit mbi parimet e paqes dhe barazisë.

“Bashkëbiseduam mbi progresin e shënuar të vendit në rrugën e eurointegrimit, përkrahjen permanente të Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e proceseve të zhvillimit demokratik të vendit mbi parimet e paqes dhe barazisë, si dhe rëndësinë e vazhdimësisë së luftës kundër krimit dhe korrupcionit, procesit të reformave, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e qasjes konstruktive nga të gjitha palët për realizimin e përpiktë të këtyre proceseve kruciale për perspektivën tonë europiane”, ka shkruar Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendim i Bordit: Ndalohen udhëtimet e tifozëve mysafirë

Story i radhës

Çmimi i bukës do të rritet

Të fundit nga

ShkoLartë