Grubi: Qeveria me 230 euro subvencionon çdo megavat energji elektrike për qytetarët

March 3, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka folur në emisionin “Opinion” për luftën Rusi-Ukrainë. Grubi tha se lufta do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve, por theksoi se nuk ka vend për panik.

Grubi tha se qytetarët po suvecionohen për çmimin e energjisë elektrike, në mënyrë që rritja e çmimit të mos ndikojë tek xhepat e tyre.

“Ndikimi nuk është aq i drejtpërdrejtët, por indirekt po. Rritja e çmimit të energjisë po rritet. Qeveria subvencionon qytetarët, por pasojat indirekte po i ndiejmë edhe ne. Për momentin për qytetarët nuk do ketë shqetësim ka mjaftueshëm naftë, benzinë dhe drithëra. Pasoja direket nuk ndien, por rritja e çmimit të karburanteve i rrit çmimet zinxhir. Por nuk ka arsye për panik. Besojmë se këtu ka gisht Rusia që ngjall panik tek qytetarët,” është shprehur Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Qytetarët s’ kanë nevojë të bëjnë panik, naftë, drithëra, e miell kemi mjaftueshëm

Story i radhës

Distria Krasniqi –  sportistja më e mirë në Kosovë për vitin 2021

Të fundit nga

ShkoLartë