Grubi: Projektet i bëjmë për tetovarët, siç ia kemi bë të mirat këtij vendi

min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim, sonte në Tetovë ka mbajtur konventën ku janë promovuar kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivitit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

Gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë me të njejtin përkushtim, bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes, tha mes tjerave Grubi.

“Do të demonstrojmë duke përkrahur listën tonë dhe të gjitha projektet e komunës së Tetovës sepse e keni vënë re të gjithë ju që nuk është bë akoma një vit dhe çdo promovim është bë në projekte që ka realizuar Qeveria dhe administrata e BDI në Tetovë dhe kjo nuk na pengon fare, le të vazhdojë kështu deri në fund sepse projektet i bëjmë për tetovarët, siç janë të mirat që ja kemi bë Tetovës dhe Maqedonisë së Veriut, gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë, me të njejtin përkushtim bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes. Ju ftoj që në këto ditë të verës e pushimit që u trazoj kjo paaftësi, të angazhoheni dhe të përkrahni Faton Ahmetin dhe të dëmsonstrojmë se si një parti si BDI-ja di të menaxhojë komunën, shumica apsolute në Këshillin e Tetovës nuk do të lejojë një avanturë të përsëritur por do të sigurojë përkrahje për Tetovën sepse këtë nuk e bëjmë për administratën por për Tetovën, në emrin tim dhe të Fatmirit, Naserit, Bujarit, Kreshnikut, Jetonit të jepni përkrahje kësaj liste të mrekullueshme sepse vet i treguat Ali Ahmetit e ai ua siguroi këtë listë dhe më 20 gusht të mbështesim këtë listë”, ka thënë Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Më 20 Gusht rretho numrin 11, kapacitetet tona në shërbim të tetovarëve

Story i radhës

Faton Ahmeti: Më 20 Gusht, bashkë do vendosim për Tetovën, qytetarët janë kryefjala jonë e veprimit

Të fundit nga