Grubi: Opozita shqiptare shfaqet e verbër, nuk do lejojmë përsëritjen e 27 Prillit në Kuvend!

min lexim

Duke folur për tensionet e fundit në Kuvend zëvendës kryeministri Grubi ka thënë se ky është një nga shumë skenarët e Rusisë për të destabilizuar opinionin nga arritjet e Qeverisë për të zgjidhur problemin me bullgarinë dhe afërsinë dhe projekteve kapitale për lidhjen e RMV-së me Kosovën dhe Shqipërinë.

“Më vjen keq ishin skena të pahijshme skanë vend në kuvend, janë tentativë për defokusim për prioritetet që i kemi, problem me bullgarinë dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore që lidhin Dora e Rusisë në RMV është shumë e gjatë. Jemi vend i vetëm që kemi degë të partisë ruse. Ishte skenarë destabilizues që nuk duhet të ja bëjmë hyzmetin” ka thënë Grubi.

Foli edhe për opozitën dhe përfshirjen e sajë në këto skenare dhe tha se nuk do të lejojnë skenare të tilla për të rikthyer dhunën e 27 prillit në Kuvend , shkruan indeks.mk

“Opozita shqiptare po shfaqet e verbër, ishte pjesë e tensionit u bë pjesë për të ndihmuar planin pro rus. Ajo u bë pjesë edhe e koalicionit me Levicën dhe VMRO-në që kërkojnë heqjen e njohjes së pavarësisë së kosovës. Ata në mënyrë naïve po bëhen pjesë e një skenari pro-rus. Nuk do të lejojmë skenare të tilla për të rikthyer dhunën e 27 prillit në Kuvend”, tha Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndeshja historike e Ballkanit, “Xhebrailat” premtojnë diçka unike

Story i radhës

Ku duhet të shkoni me pushime bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Të fundit nga