Ndeshja historike e Ballkanit, “Xhebrailat” premtojnë diçka unike

Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.

“Portokallezinjtë” do të debutojnë në garat e Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm.

Më 5 korrik, Ballkani do të përballet me Zalgirisin e Lituanisë në raundin e parë kualifikues të kësaj gare.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, kanë njoftuar se kanë nisur përgatitjet për të sjellë diçka unike.

Njoftimi i plotë nga “Xhebrailat” (pa ndërhyrje):

“-8 Ditë nga ndeshja historike!

-Siç e dini të Martën e 5 Korrikut përballemi në kualifikimet për Champions League ku presim ekpin nga Lituania Zalgrisin.

-Xhebrailat janë duke u përgaditur për të sjellur diqka unike si dhe ta përfaqësojmë qytetin e Suharekës në mënyrë dinjitoze.

Andaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në një udhëtim masivë drejt Prishtinës.

-Në lidhje me orarin e udhëtim dhe të gjitha gjërat kryesore do njoftoheni me kohë.

TA PËRFAQËSOJMË SUHAREKËN SIÇ NA KA HIJE!”. /Gazeta Express/

-8 Ditë nga ndeshja historike! -Siç e dini të Martën e 5 Korrikut përballemi në kualifikimet për Champions League ku…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 28 qershor

Story i radhës

Grubi: Opozita shqiptare shfaqet e verbër, nuk do lejojmë përsëritjen e 27 Prillit në Kuvend!

Të fundit nga