Grubi nga Kosova: E ardhmja jonë e përbashkët është Europa!

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Gubi ka sjellur detaje nga takimi i disa ministrave të BDI-së dhe liderit Ahmeti me Qeverinë e Kosovës.
“Të udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti bashkë me kolegët ministra dhe drejtorin e ndërmarrjes së rrugëve shtetërore të vendit tonë qëndruam sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku dhe realizuam takim me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar. Para sfidave të përbashkëta të krizës energjetike, situatës shëndetësore dhe për realizimin e projekteve të ndërlidhjes sonë infrastrukturore si Rruga Tetovë – Prizren, Autostrada Prishtinë – Bllacë – Shkup, Lidhja Brezovicë – Kodra e Diellit dhe kalimit të përbashkët kufitar duhet të qëndrojmë në vazhdimësi institucionalisht të koordinuar”, shkruan Grubi në Facebook.

Në postimin e tij, Gurbi porosit se “E ardhmja jonë e përbashkët është Europa!”

“Drejt synimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Europian shprehëm edhe përkrahjen tonë për tejkalimin sa më të shpejtë të kontestit të Kosovës me Serbinë me epilog njohjen e ndërsjelltë”, shkruan më tej Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e diel, 30 janar 2022

Story i radhës

Facebook Messenger lançon enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

Të fundit nga