Në vitin 2008 në Bukuresht, kontesti bilateral me Greqinë na ndau nga rrugëtimi jonë i përbashkët me Shqipërinë dhe Kroacinë drejt NATO-së. Kjo derë e mbyllur dhe mungesë perspektive, na shpiu drejt togfjalëshit “shtet i kapur” dhe një krizë të pashembullt. Bëmë sakrifica si asnjë vend tjetër për tu bërë pjesë e NATO-s, edhe pse me 11 vite vonesë, por ia vleu. Sot, në shekullin 21, një tjetër kontest absurd i shekullit 18, po na mban derën e Brukselit të përplasur në fytyrë. Kështu është shprehur sot gjatë fjalimit të tij gjatë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Tiranë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK
“Po ndodhin Mariupoli, Bucha, Lugansku, Kievi, Donjetsk, lufta, kriza shëndetësore, ekonomike, ushtarake, çmime marramendëse dhe pasiguri gjithandej, e ne, në vitin 2022 ne duhet të zgjedhim se kush çfarë ka qene dhe në çfarë gjuhe ka folur deri në vitin 1945”, ka deklaruar Grubi.