Grubi në FEFSH: Miqtë tanë ndërkombëtarë na inkurajojnë që të jemi pjesë e BE-së, ta sjellim europën më pranë qytetarëve

September 15, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në ngjarjen Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup (FEFSH), pjesëmarrës në panelin “Europa – Po, Europa Tash” Paneli 3 – Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”, tha se Maqedonia e Veriut sfidë aktuale e ka anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke u shprehur opitimist për realizimin e kësaj sfide me sukses.

Grubi në mënyrë kronologjike deklaroi se Maqedonia e Veriut ka arritur ndër vite të nënshkruaj marrëveshje që kanë siguruar paqen, barazinë dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.

Kënaqësi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionerëve të huaj në vendin tonë, por edhe vetë BE-në që vazhdimisht po na inkurajojnë që të jemi pjesë e Unionit Europian. Vendi jonë një amrrëveshje kryesore atë të vitit 2001 e ka kaluar me sukses, me ç’rast me ndihmën e miqve ndërkombëtarë u arrit një marrëveshje paqeje. Ky ishte hapi i parë, ndërsa i dyti anëtarësimi në NATO që poashtu u arrit duke na fuqizuar dhe inkurajuar miqtë tanë europian dhe pro-perendimor. Tani siç jemi anëtarë në NATO, shohim se jemi një shtet stabil, i sigurtë dhe vend i paqes, ndaj tani e kemi sfidën e tretë, hapii tretë është anëtarësimi i vendit në BE. Gjykuar nga e kaluara kur kemi sjellë vendime madhore, ka pasur edhe rezistëncë nga disa parti politike, për këtë shkak pozita ime dhe BDI jemi të përkushtuar të arrijmë procesin final dhe të arrijmë synimin për shtetin dhe vendin. Ta afrojmë europen tek qytetarët tanë dhe të ndalojmë largimin e njerëzve nga vendi, të krijojmë edhe këtu standarde dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, deklaroi Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kemi realizuar përcaktimet strategjike dekadëshe të shumë qeverive, sigurojmë një të ardhme evropiane dhe ekonomikisht të fortë për qytetarët tanë dhe ekonominë

Story i radhës

Schmidt: Liderët e opozitës në RS më kërkuan të largoj Dodikun

Të fundit nga

ShkoLartë