Grubi në Click plus: Në BDI ka vetëm demokraci, mirëpriten idetë dhe debatet

October 31, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë njëherazi dhe shefi i kabinetit të liderit të BDI-së Ali Ahmetit, Artan Grubi i ftuar sonte në emisionin debativ “Click Plus” u pyet lidhur me zhvillimet e fundit brenda partiake në BDI.

Grubi u përgjigj në pyetjen e gazetarit mbi ndryshimet e gjashtë javëve të fundit në BDI, ai tha se nuk ka ndryshime.

“Nuk ka ndryshime, sepse në nuk i ndryshojmë fjalët. Në BDI ka vetëm demokraci. U mbajt mbledhja e parë e kryesisë së re dhe lideri Ahmeti prezantoi një përmbledhje mbi gjendjen aktuale shtetërore dhe partiake. Në BDI mirëpriten idetë dhe debatet, sidomos nga njerëzit me eksperiencë, sepse me sygjerime ne po ecim drejt përmirësimit, gjithmonë në të mirë të qytetarëve. U diskutua për punën e ministrive dhe pat debat shumë civilizues dhe mbledhje përfundoj me një unifikim që BDI është një parti e fortë”, deklaroi Grubi.

https://fb.watch/gvWI5EX1UB/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit në radhë me bidona, Kievi pa drita dhe ujë pas sulmeve me raketa

Story i radhës

Roma shënon fitore

Të fundit nga

ShkoLartë