grubi ndryshimet kodit zgjedhor dhe te kushtetutes te vihen ne tryezen e partive politike dhe jo ne media 61f63cd949913

Grubi: Ndryshimet Kodit zgjedhor dhe të Kushtetutës të vihen në tryezën e partive politike dhe jo në media

January 30, 2022
1 minut lexim

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet e Kushtetutës duhet të bëhen me konsensus dhe këto propozime të vihen në tryezën e partive politike dhe jo në media nëse dëshirojmë të jenë të suksesshme, theksoi zëvendësi i kryetarit të Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive, Artan Grubi duke e komentuar kërkesën e opozitës për zvogëlimin e numrit të deputetëve dhe për një njesi zgjedhore.

Më gëzon fakti që opozita ose partia më e madhe opozitare është e gatshme për hapjen e Kushtetutës, në këtë rast kemi ne edhe tema të tjera të cilat duhet të përfshihen në këto ndryshime kushtetuese, siç është kontesti me Bullgarinë ose përfshirja e komunitetit bullgar, kroat, malazez dhe heqja e kufizimit prej 20 për qind për përdorimin e gjuhës shqipe. Jemi të hapur që këtë ide ta pasurojmë me ide të tjera shtesë për t’i përmbyllur të gjitha çështjet e hapura”, tha Grubi në kuadër të vizitës së SH.F. “Ismail Qemali” në Komunën e Çairit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për propozimin për shfuqizimin e qeverisë teknike, Grubi tha se e mbështesin dhe se kjo çështje nuk do të ndikojë në idenë për kryeministrin shqiptar.

Ne e kemi elaboruar këtë çështje, e kemi mbështetur dhe është dakorduar midis nesh dhe LSDM-së para zgjedhjeve në vitin 2020 dhe më vjen mirë që edhe VMRO-DPMNE i bashkohet nismës tonë që e kemi nënshkruar në marrëveshjen për koalicionim. Kjo asesi nuk ndikon në idenë për kryeministrin shqiptar pasi marrëveshjen me LSDM-në e kemi pasur pa qeveri teknike me kryeministër politik shqiptar”, theksoi Grubi.

I pyetur për qëndrimin për bashkimin e ish-zëvendës drejtorit të EMV-së, nipit të Ali Ahmetit, Fatmir Limani në Lëvizje Besa, Grubi potencoi se është e drejtë e tij legjitime dhe i dëshiron shumë sukses.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

problemet ne zinxhiret e furnizimit industria automative pak shpresa te perfitoje shqiperia 61f63bede4576
Story i mëparshëm

Problemet në zinxhirët e furnizimit, industria automative pak shpresa të përfitojë Shqipëria

d184d0bed182d0be d0b0d0b2d182d0bed0bcd0bed0b1d0b8d0bb d183d0b4d180d0b8 d0bfd0b5d188d0b0d0ba d0bfd180d0b5d0b4 d0bed0bfd188d182d0b8d0bd 61f63cdce7d3d
Story i radhës

Фото: Автомобил удри пешак пред општина Кисела Вода

Të fundit nga

Horoskopi i datës 9 maj 2025

Dashi Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur
ShkoLartë