Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shpërndarë një lajm shumë të mirë për nëpunësit administrativ që jetojnë së paku 2.5 km largë nga vendi i punës.
Sipas njoftimit që ka shpërndarë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi të gjithë nëpunësve të lartëpërmendur parashihet tu mbulohen harxhimet e rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas, në vlerë prej 50% të biletës mujore të transportit.
“Me këtë zgjidhje ligjore synojmë të ndihmojmë nëpunësit administrativ duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të transportit dhe duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor. Me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat i miratuam në seancën e sotme të Qeverisë, parashihet mbulimi i harxhimeve të rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas për administratën shtetërore në vlerë prej 50% të biletës mujore të transportit, nëse vendi i punes është larg 2.5 km nga vendi i jetesës”, ka njoftuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.